KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Dafina Zeqiri ‘shpërthen’ me kritika për Rogertin: “Mashkulli” më i urryer shqiptar

Dafina Zeqiri ‘shpërthen’ me kritika për Rogertin: “Mashkulli” më i urryer shqiptar

Këngëtarja Afina Zeqiri ka rikthyer vëmendjen te një nga debatet më të diskutuara të spektaklit Big Brother VIP Albania, duke shprehur hapur indinjatën e saj ndaj banorit Rogert Sterkaj.

Gjatë ditës së sotme, artistja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një postim nga llogaria zyrtare e Stenaldo Mëhilli, i cili thekson mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të ndryshme dhe bën apel të fortë kundër bullizmit.

Në reagimin e saj përmes Instastory, Afina nuk ka kursyer fjalët, duke e cilësuar Rogertin si “mashkullin” më të urryer shqiptar.

Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory

Ajo ka përdorur edhe një emoji ofendues për të theksuar zhgënjimin e saj lidhur me akuzat që ai kishte bërë ndaj Stenaldos, të cilat lidhen me shikimin dhe pretendimet për viktimizim.

Reagimi i këngëtares ka ngjallur diskutime të shumta në rrjetet sociale, ku përdoruesit kanë ndarë mendime të ndryshme për situatën, ndërsa debati rreth bullizmit dhe respektimit të personave me aftësi të ndryshme ka marrë sërish vëmendje të madhe. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.