Në kujtimet e tij, aktori skocez Brian Cox përmendi disa nga emrat më të mëdhenj të Hollywoodit, duke deklaruar se ai nuk i vlerësonte disa nga kolegët e tij as si aktorë dhe as si njerëz.
Cox më parë e kritikoi bashkë-yllin Jeremy Strong, duke deklaruar në një intervistë me The Guardian se e gjeti aktrimin e tij irritues. Në kujtimet e tij të vitit 2021, “Putting the Rabbit in the Hat”, ai kritikoi një numër emrash të famshëm, përfshirë Johnny Depp, Edward Norton, Kevin Spacey dhe Quentin Tarantino.
Cox luajti me Nortonin në filmin e vitit 2002 të Spike Lee-së, “25th Hour”, por nuk ka kujtime të bukura nga puna me të. Ai e përshkroi Nortonin si “një bezdi të vërtetë”.
«Ai është një djalë i mirë, por një bezdi e vërtetë sepse mendon se është skenarist dhe regjisor», tha ai.
Ai nuk ka punuar kurrë me Johnny Depp, por tha se e kishte refuzuar rolin e guvernatorit në filmin “Piratët e Karaibeve”, i cili më vonë iu dha Jonathan Pryce. Ai e quajti Depp-in “të fryrë dhe të mbivlerësuar” dhe tha se ishte i lumtur që nuk iu desh të punonte me të.
Duke folur për Kevin Spacey, Cox tha se e konsideronte atë një talent të madh, por ishte shumë më i ashpër kur fliste për të si person.
“Një talent i madh, por një njeri budalla. Si aktor ishte i mirë. Ndonjëherë paksa ndërhyrës dhe sipërfaqësor”, tha ai.
Kur bëhet fjalë për Quentin Tarantinon, Cox tha se filmat e tij duken sipërfaqësorë.
“Më duken veprat e tij kiçiste, të gjitha janë sipërfaqësore. Mekanikë fabule në vend të thellësisë. Stil aty ku duhet të ketë substancë. Nëse do të më telefononte, do ta pranoja rolin”, deklaroi ai. /Telegrafi/