KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mexhiti: Bashkëpunimi ndërkomunal shqiptar, një platformë zhvillimi rajonal

Mexhiti: Bashkëpunimi ndërkomunal shqiptar, një platformë zhvillimi rajonal

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka marrë pjesë në takimin e zgjeruar të përfaqësuesve të komunave shqiptare nga rajoni, të mbajtur në kuadër të Unionit të Bashkive Shqiptare në Tetovë. Ai e cilësoi këtë si hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dhe zhvillimit të përbashkët.

Në këtë takim, përveç përfaqësuesve nga Çairi dhe Tetova, morën pjesë edhe delegacione nga Prizreni, Tuzi, Gjakova, Peja, Presheva dhe të tjera.

Sipas Mexhitit, ky bashkim i komunave përbën një platformë që synon të thellojë koordinimin ndërkomunal dhe të krijojë mundësi konkrete për zhvillim përtej kufijve shtetërorë.

“Komunat duhet të kenë më shumë fuqi, më shumë përgjegjësi dhe më shumë hapësirë për të vepruar, në mënyrë që të ndërtojnë politika efektive dhe të sjellin zhvillim për qytetarët”, deklaroi Mexhiti.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.