KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Forcat izraelite eliminojnë militantë të armatosur të Hezbollahut

Forcat izraelite eliminojnë militantë të armatosur të Hezbollahut

Një video e publikuar së fundmi tregon Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) duke eliminuar militantë të armatosur të Hezbollahit në jug të Libanit.

Sipas raportimeve zyrtare, operacioni u zhvillua në zona ku grupi i njohur militant ka pasur bazat dhe magazinat e armëve.

Forcat izraelite përdorën taktika të specializuara për të neutralizuar kërcënimin, duke u përqendruar në militantët që ishin të armatosur dhe të përgatitur për sulme ndaj pozicioneve izraelite.

Në një operacion të veçantë brenda të njëjtës zonë, forcat e brigadës lokalizuan një sasi të konsiderueshme armësh dhe pajisjesh luftarake.

Mes tyre përfshiheshin armë me shtrirje të gjatë, raketa RPG, municion i ndryshëm dhe pajisje të tjera të dedikuara për sulme kundër forcave të IDF-së dhe civilëve izraelitë.

Autoritetet izraelite theksuan se kapja dhe asgjësimi i këtyre armëve është një masë e rëndësishme për të parandaluar sulme të mundshme dhe për të siguruar stabilitetin në kufirin jugor të Izraelit.

Ndryshe, ky operacion vjen në një kohë të tensionuar midis Izraelit dhe Hezbollahit, ku përplasjet sporadike dhe kërcënimet me armë janë shtuar në kufirin me Libanin. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.