Elizabeth Hurley ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, teksa ka publikuar një fotografi me bikini, ku shfaqet në formë të shkëlqyer në moshën 60-vjeçare.
Aktorja angleze po shijonte diellin në Herefordshire dhe shoqëroi postimin me një mesazh për kujdesin ndaj lëkurës.
Ajo shkroi se kishte dalë për të marrë pak vitaminë D, duke theksuar rëndësinë e përdorimit të kremit mbrojtës nga dielli dhe duke shtuar se rrezet e diellit janë të mira për mirëqenien mendore dhe bukurinë, për sa kohë që lëkura mbrohet siç duhet, shkruan DailyMail.
Elizabeth vazhdon të jetë në një lidhje me Billy Ray Cyrus, me të cilin u njoh në vitin 2022 gjatë xhirimeve të filmit Christmas in Paradise.
Ajo ka treguar gjithashtu një nga zakonet e saj të bukurisë, duke thënë se çdo mëngjes pi dy gota ujë të ngrohtë, një rutinë që e ndjek prej vitesh.
Së fundmi, aktorja ka udhëtuar edhe në Indi me djalin e saj dhe miqtë, ku mori pjesë në festivalin tradicional Holi, ndërsa më herët gjatë vitit kishte shijuar edhe një pushim në Maldive. /Telegrafi/