Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci ka bërë të ditur se po mbështet me 250 euro në muaj për gjysmë orari punë praktike personat me nevoja të veçanta.
Peci përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se angazhimi i tyre është që të gjithë të kenë mundësi dhe trajtim të barabartë, duke iu ofruar mbështetje financiare dhe hapësirë profesionale.
“Komuna e Mitrovicës mbështet me 250 euro në muaj për gjysmë orari pune praktike personat me nevoja të veçanta. Angazhimi ynë është që të gjithë të kenë mundësi dhe trajtim të barabartë, duke iu ofruar mbështetje financiare dhe hapësirë profesionale. Jemi në shërbim të të gjithëve, pa dallim”, ka shkruar Peci. /Telegrafi/