KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Irani godet fabrikën e dronëve në Izrael

Irani godet fabrikën e dronëve në Izrael

Irani me një raketë balistike goditi me saktësi një fabrikë dronësh që i përket kompanisë izraelite AeroSol.

Sipas raportimeve të mediave, raketat u lëshuan nga territori iranian dhe objektivi kryesor ishte objekti ku prodhohen dhe testohen dronët ushtarakë dhe civilë në qytetin Petah Tikva.

Autoritetet izraelite ende nuk kanë dhënë një bilanc zyrtar të dëmeve, por ekspertët e sigurisë theksojnë se sulmi mund të ndikojë në kapacitetin prodhues të kompanisë përkohësisht.

AeroSol është një kompani izraelite e specializuar në industrinë ajrore dhe teknologjitë e avancuara. Kompania merret me prodhimin e mjeteve ajrore pa pilot (UAV), zhvillimin e platformave për dronë dhe prodhimin e komponentëve për sisteme dronësh që shërbejnë si për klientë të mbrojtjes ashtu edhe për institucione qeveritare.

Përveç prodhimit të dronëve, AeroSol është e përfshirë në inovacione teknologjike që mund të përdoren për misione mbikëqyrjeje, mbrojtje kufitare dhe operacione të specializuara.

Ky sulm vjen në një kohë tensioni të lartë në rajon, ku marrëdhëniet mes Iranit dhe Izraelit janë përkeqësuar.

Analistët ushtarakë paralajmërojnë se ky incident mund të shërbejë si paralajmërim për aksione të mëtejshme ndaj infrastrukturës strategjike izraelite, veçanërisht ndaj objekteve që lidhen me teknologjinë e dronëve dhe mbrojtjen ajrore. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.