KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Prokuroria autorizon Policinë për hetime lidhur me njehsorët e KEDS-it

Prokuroria autorizon Policinë për hetime lidhur me njehsorët e KEDS-it

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Përgjithshëm ka bërë të ditur se lidhur me rastin e parregullsive të dyshuara në njehsorët elektrikë të KEDS-it, ekziston dyshimi se këta njehsorë nuk bëjnë matjen e saktë të energjisë elektrike të shpenzuar.

Në këtë drejtim, dyshohet se është kryer vepra penale ‘’Mashtrimi’’, sipas nenit 323 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Prokurori i Shtetit, ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të sigurimit dhe grumbullimit të provave shtesë lidhur me këtë rast, përfshirë edhe veprimet ndaj zyrtarëve të KEDS-it”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore në Prishtinë thekson më tej se mbetet e përkushtuar në ushtrimin e kompetencave ligjore, duke garantuar zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.