Një grua është gjetur pa shenja jete në Fushë Kosovë.
Sipas raportit të Policisë, mjeku i emergjencës ka konstatuar vdekjen, ndërsa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Fushë Kosovë / 02.04.2026 – 16:36. Lidhur me rastin mjeku i emergjencës ka konstatuar vdekjen e viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Rasti po hetohet për të sqaruar rrethanat. /Telegrafi/