Në rrjetet sociale po qarkullon një video qesharake në fokus të së cilës është një djalë i vogël, i cili tërheq vëmendjen me sjelljen e tij që ngjason shumë me atë të një i rrituri.
Në pamje, djaloshi ndodhet në një dyqan me lodra dhe qan me tërë zërin – lot dhe shprehje dëshpërimi që duket se situata është “pa shpresë”.
Por pastaj ndodh ndryshimi i befasishëm: sapo një vajzë kalon pranë tij, ai menjëherë ndryshon humorin “si me magji”.
Hidhërimi ndalet, fytyra i buzëqesh dhe ai duket krejtësisht i qetë, sikur asgjë nuk ka ndodhur më parë.
Për pak sekonda, teksa vajza largohet, ai kthehet sërish te lotët dhe dramatizimet, duke e bërë skenën një moment komik që shumë po e shohin dhe komentojnë në internet.
Megjithatë, ndërsa shumica e shikuesve e gjejnë videon të qeshur, disa përdorues shprehin dyshime nëse ky moment është autentik apo i krijuar me ndihmën e inteligjencës artificiale, për shkak të ndryshimit të përshtatur të sjelljes. /Telegrafi/