KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Çfarë biseduan Akturkoglu dhe Kokcu pas golit vendimtar ndaj Kosovës

Çfarë biseduan Akturkoglu dhe Kokcu pas golit vendimtar ndaj Kosovës

Kosova u mposht të martën mbrëma me rezultat 1-0 nga Turqia në finalen e play-offit për Kupën e Botës 2026, në një ndeshje të vendosur nga një moment i vetëm.

Golin e fitores për Turqinë e realizoi Kerem Akturkoglu në minutën e 53-të, pas një goditjeje të Orkun Kokçu, duke siguruar kualifikimin e ekipit të tij në Kampionatin Botëror.

Pas ndeshjes, mediat turke kanë zbuluar edhe një bisedë interesante mes dy futbollistëve menjëherë pas golit. Të dy kanë qenë më herët bashkëlojtarë te Benfica.

“Nëse nuk do ta prekja topin, do të dilte jashtë. Për këtë arsye e preka atë”, i ka thënë Akturkoglu shokut të tij të skuadrës.

Ndërkohë, Kokçu, që aktualisht luan te Beşiktaş, i është përgjigjur menjëherë: “E di, nuk ka problem”.

Ky komunikim i shkurtër tregon qartë se sa vendimtare ishte ndërhyrja e Akturkoglut në atë moment, që në fund rezultoi vendimtar për fatin e ndeshjes dhe kualifikimin e Turqisë në skenën më të madhe të futbollit botëror. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.