KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Çmimet e karburanteve po rriten më shumë në shtetet që fitoi Trump

Çmimet e karburanteve po rriten më shumë në shtetet që fitoi Trump

Dhimbja për karburantin nuk është problem vetëm për shtetet blu me kosto më të lartë, si Kalifornia.

Shtetet që po përjetojnë rritjen më të madhe të çmimit të benzinës gjatë muajit të fundit janë të gjitha ato që presidenti amerikan, Donald Trump i fitoi në zgjedhjet e vitit 2024, sipas të dhënave të CNN.

Çmimi mesatar për një gallon benzinë normale ka rënë më shumë në këto shtete gjatë muajit të fundit:

Utah: +1,46 dollarë

Arizona: +1,37 dollarë

Florida: +1,35 dollarë

Idaho: +1,30 dollarë

Kentucky: +1,27 dollarë

Nevada: +1,24 dollarë

Tennessee: +1,23 dollarë

Për krahasim, mesatarja kombëtare për benzinën normale ka shënuar një rritje prej 1,08 dollarë për gallon gjatë kësaj periudhe, duke arritur në 4,08 dollarë për gallon, sipas AAA.

Kjo nuk do të thotë se shtetet e Trumpit po paguajnë më shumë për karburantin.

Çmimet më të larta të benzinës mbeten ende në shtetet blu të sigurta, duke përfshirë Kaliforninë (5,89 dollarë për gallon), Havain (5,55 dollarë), Uashingtonin (5,37 dollarë) dhe Oregonin (4,97 dollarë).

Një sondazh i CNN i publikuar të mërkurën tregoi se 76 për qind e amerikanëve nuk e miratojnë mënyrën se si Trump po e menaxhon krizën me çmimet e karburantit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.