Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Bellingham nuk ndalet, një tjetër rekord me fanellën e Anglisë

    June 24, 2026

    Carragher tregon lojtarin që po i mungon Anglisë në Kupën e Botës: Rice dhe Bellingham nuk janë “magjistarë”

    June 24, 2026

    Kroacia mposht Panamanë me shumë vështirësi dhe mbetet në garë për kalimin në fazën eliminatore

    June 24, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Bellingham nuk ndalet, një tjetër rekord me fanellën e Anglisë
    • Carragher tregon lojtarin që po i mungon Anglisë në Kupën e Botës: Rice dhe Bellingham nuk janë “magjistarë”
    • Kroacia mposht Panamanë me shumë vështirësi dhe mbetet në garë për kalimin në fazën eliminatore
    • Pas polemikave dhe kërcënimit me ankesë në FIFA, SHBA ndryshon vendimin për Iranin
    • Anglia dhe Gana nuk gjejnë portën, por hyjnë në librat e historisë
    • Njihuni me “Caramelo”, tifozin legjendar që ka ndjekur Meksikën në 543 ndeshje dhe 11 Kupa Bote
    • Anglia dhe Gana marrin nga një pikë në ndeshjen e dytë të Grupit L
    • Zendaya dhe Tom Holland morën vëmendjen në një aktivitet për fansat e Spider-Man në Berlin
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Wednesday, June 24
    • Ballina
    • Lajme

      Kërkuan largimin e tij, Abdixhiku: Pres dorëheqjen e Muhaxherit dhe Ahmetit

      June 23, 2026

      Alba Health drejt hapjes zyrtare: Edhe 3 ditë deri te ngjarja në Cyrih

      June 23, 2026

      Supergirl parapremierë ekskluzive në CineStar

      June 23, 2026

      World Cup 2026: The Economic Impact on Europe

      June 23, 2026

      Cybersecurity in the EU: The challenges and steps towards a safer Digital Europe

      June 23, 2026
    • Bota
      • SHBA
      • Donald Trump
      • Rusia
      • Ukraina
      • Kriza në Ukrainë
      • Venezuela
      • Irani
      • Serbia
      • Bashkimi Evropian
      • Volodymyr Zelensky
    • Sport
      • Transferimet
      • Premier League
      • La Liga
      • Real Madrid
      • Barcelona
      • Serie A
      • Man Utd
      • Liverpool
      • Chelsea
      • Man City
      • Juventus
      • Arsenal
      • Bayern Munich
      • Ac Milan
      • Superliga e Kosovës
    • Zgjedhjet

      Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet me partitë politike

      June 23, 2026

      Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet menjëherë

      June 23, 2026

      Vazhdon rinumërimi i votave në QNR

      June 19, 2026

      Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, Kurti me një video mesazh

      June 18, 2026

      Kush janë 10 më të votuarit deri tani nga zgjedhjet e 7 qershorit

      June 11, 2026
    • Moti

      Java nis me kthjellime dhe temperatura të larta në Shqipëri

      June 22, 2026

      Sot mot i kthjellët dhe me diell

      June 15, 2026

      Mot me vranësira dhe intervale me diell

      June 7, 2026

      Mot me diell, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius

      May 30, 2026

      Rikthehet dielli, si parashikohet moti në Shqipëri për këtë të premte

      May 1, 2026
    • Video
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » ​Akademi për demonstratat e ’81-shit, Kurti: Shqiptarët në Jugosllavi ishin të shtypur

    ​Akademi për demonstratat e ’81-shit, Kurti: Shqiptarët në Jugosllavi ishin të shtypur

    korrektpressBy korrektpressApril 2, 2026 Albin kurti 6 Mins Read
    ​Akademi për demonstratat e ’81-shit, Kurti: Shqiptarët në Jugosllavi ishin të shtypur
    ​Akademi për demonstratat e ’81-shit, Kurti: Shqiptarët në Jugosllavi ishin të shtypur
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Demonstratat e vitit 1981 e ndryshuan rrjedhën politike dhe historike të shqiptarëve.

    Kështu u tha në akademinë përkujtimore të organizuar në shënim të 45-vjetorit të demonstratave të vitit 1981. Në amfiteatrin e’ Bibliotekës Universitare’, ku u mbajt kjo akademi, morën pjesë ish-të burgosur politik e pjesëmarrës në demonstratat e asaj kohe.

    Kryeministri Albin Kurti tha se gati gjysmë shekulli, shqiptarët ishin të shtypur e të margjinalizuar politikisht.

    Ai tha se këto demonstrata nisën më 4 mars të atij viti, si një episod revolte ndaj kushteve në Mensën e Studentëve të Universitetit të Prishtinës.

    “Në atë botë e kohë, para gjysmë shekulli, shqiptarët në Jugosllavi ishin populli më i shtypur dhe më i margjinalizuar politikisht si dhe më i diskriminuari, e i shfrytëzuar ekonomikisht mbi baza etnike. Shqiptarët ishin të privuar nga shumë të drejta kulturore dhe shoqërore, meqë ata konsideroheshin nga shteti i Jugosllavisë si qytetar të pabarabartë me të tjerët, qytetarë të dorës të rendit të dytë si dhe si një komunitet etnik që herët a vonë duhej dëbuar prej territoreve të tyre autoktone duke i spastruar etnikisht ato për të krijuar më shumë hapësirë për Serbinë e madhe. Indinjata e akomoluar ndër vite, atë vit shpërtheu duke u artikuluar politikisht me një lëvizje gjithëpopullore”, deklaroi Kurti.

    Parullat si ‘Kosova Republikë’, ‘Ne jemi shqiptarë, jo Jugosllavë’, ‘Bashkim me Shqipërinë’, siç tha Kurti, e tronditën Jugosllavinë.

    Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje tha se ndërhyrja brutale e policisë jugosllave që me njësite shtesë e kishte vërshuar Kosovën, nuk e dobësoi vullnetin qytetar.

    “Gjatë atyre ditëve dhe më pas nga dhuna policore, numri i të vrarëve ishte nëntë. Përveç 15 të plagosurve dhe mijëra të arrestuarve dhe të burgosurve të cilët i pritnin gjyqet e montuara politike. Gjatë dhe pas këtyre demonstratave popullore, paqësore dhe të drejta. Policët e Serbisë i vranë Asllan Pirevën, Afrim Abazin, Naser Hajrizin, Ruzhdi Hysenin, Sherif Frankun, Ibrahim Krasniqin, Xhelal Maliqin, Salih Abazin dhe Riza Matoshin. Demonstratat e vitit 1981 e ndanë historinë e Kosovës nën Jugosllavi në dysh, duke u bërë gur provues mes integrimit nënshtrues në sistemin jugosllav dhe refuzimit parimor të tij përmes lëvizjeve anti-sistem si rezistencë ndaj dhunës dhe shtypjes shtetërore të një regjimi politik i cili e kishte pushtuar Kosovën dhe e mbante me një federatë me popuj dhe njësi të tjera pa vullnetin e neve banorëve shumicë të vendit tonë”, shtoi ai.

    Ai tha se pas demonstratave të vitit 1981, Kosova u kthye në një shoqëri ku jeta e përditshme përshkohej nga përndjekje, tortura, burgosje e izolime.

    Në këtë akademi përkujtimore, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu tha se në pranverën e vitit 1981, populli shqiptar e tha qartë se “nuk do të jetonte më në margjinat e një federate që e trajtonte si periferi politike dhe ekonomike”.

    “Qindra, mijëra qytetarë në Prishtinë dhe në qytete të tjera vërshuan rrugët e Kosovës me parulla që jehuan gjithandej. ‘Kosova Republikë’, ‘Republikë’, ‘Kushtetutë’, ‘E duam flamurin kombëtar’. Por, edhe shumë parulla të tjera. Këto parulla ishin betim kolektiv për liri, dinjitet dhe të drejtën për vetëvendosje. Ato u shkruan në mure e rrugë, shpesh natën dhe nën rrezik të drejtpërdrejt u brohoritën nën demonstrata dhe u përsëritën nga një qytet në tjetrin deri sa u kthyen në gjuhën e përbashkët të një lëvizjeje që nuk mund të izolohej…Demonstratat e vitit 1981 krijuan një ndërgjegjësim të ri shoqëror, i cili e ndryshoi në mënyrë thelbësore mënyrën se si shqiptarët e Kosovës e shihnin vetën dhe të ardhmen e tyre. Ishte brezi që e ndryshoi drejtimin e historisë dhe që më vonë krijoi vazhdimësinë që u materializua në rezistencën e armatosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë vijë historike, shumë nga ata që ishin aktiv në vitin 1981, u gjetën sërish në organizime për çlirimin e Kosovës”, u shpreh Haxhiu.

    Kryeparlamentarja Haxhiu foli edhe për rolin e grave në këtë demonstrata, për çka e quajti thelbësor në rrjedhën e ngjarjeve në Kosovë e mërgim.

    Në këtë akademi përkujtimore, ish-kryeministri, Bajram Kosumi tha se demonstratat e vitit 1981 janë një prej ngjarjeve më të mëdha në historinë e re të Kosovës dhe shqiptarëve.

    “Demonstratat e vitit 1981 janë të mëdha dhe historike sepse me kërkesën për Republikën e Kosovës ato e ndryshuan rrjedhën politike dhe historike të Kosovës e të shqiptarëve në Jugosllavi. Ato e bën kthesën, ato e ndan historinë e Kosovës në dy epoka, ato ndryshuan ose rrënuan të gjitha paradigmat politike, nacionale dhe strategjike të Kosovës dhe hapën shumë rrugë të reja për Kosovën dhe shqiptarët. Elita politike e Kosovës së atëhershme besonte se Jugosllavia është zgjidhja e vetme për Kosovën dhe se krahina autonome socialiste e Kosovës është e arritura më e madhe në historinë e shqiptarëve dhe çfarë do kërkese tjetër është vet shkatërrim. Studentët dolën në rrugë dhe kërkuan që Kosova të bëhet Republikë dhe që shqiptarët e Kosovës ta gëzojnë statusin e kombit”, deklaroi Kosumi.

    Tutje, ai tha se pushteti jugosllav bashkë me elitën politike të Kosovës u barrikaduan kundër kërkesës për ‘Kosovën Republikë’.

    Elmije Plakiqi, e cila është ndër të parat gra që mori armën dhe iu bashkua radhëve të UÇK-së tha se roli i gruas në këto demonstrata ishte i shumëanshëm.

    “Edhe pse kanë kaluar mbi katër dekada nga zhvillimi i demonstratave të ’81-tës, vitet nuk e kanë zbehur rolin dhe kujtesën e këtyre ngjarjeve, sidomos për pjesëmarrësit dhe organizatorët e tyre. Roli i gruas shqiptare ishte i shumanshëm dhe i plotësuar, duke përfshirë pjesëmarrjen aktive, qëndresën ndaj represionit dhe kontributin në ruajtjen e identitetit kombëtar. Në këtë kontekst, roli i gruas shqiptare përbën një dimension të rëndësishëm të rezistencës shoqërore dhe kombëtare. Gruaja ka luajtur një rol vendimtar dhe aktiv në demonstratat e vitit ’81. Ato ishin forcë politike, morale dhe pjesë aktive e demonstratave. Roli i saj ishte shumë i rëndësishëm në këto demonstrata, duke filluar nga pjesëmarrja e saj masive dhe aktive në demonstrata, deri te të qenit organizatore e tyre në qytete të ndryshme të Kosovës. karakter social, duke kërkuar kushte më të mira jetese dhe studimi. Me kalimin e kohës, kur demonstratat morën drejtim politik, pjesëmarrja e grave u bë edhe më e rëndësishme, pasi ato përfaqësonin një pjesë të gjerë të shoqërisë shqiptare”, u shpreh ajo.

    Në këtë akademi përkujtomore foli edhe përfaqësuesi i të burgosurve politik, Shefik Sadiku, i cili përmendi ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

    “Por, edhe një argument tjetër duhet pasur parasysh që proceset tona nuk kanë përfunduar edhe Kosova e nesërme jo të ndarë do të punojmë për bashkimin kombëtar me Shqipërinë dhe trojet e veta shqiptare….Sillur në proceset e sipërme duhet të kërkohet dhe të punohet edhe në aspektin institucional, shoqëror dhe individual që gjyqi i padrejtë i cili sot po zhvillohet në Hagë duhet të trajtohet si i tillë dhe të lirohen nga burgu: Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli”, përfundoi ai.

    TË TJERA

    Kryeministri në detyrë Kurti mori pjesë në edicionin e tetë të Festivalit Multikulturor “Të festojmë ngjashmëritë tona”

    Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet me partitë politike

    Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet menjëherë

    Protestat në Tiranë, Rama: Lëreni Albin Kurtin jashtë kësaj çorbe të neveritshme

    “Superpuna për Gratë”, Kurti njofton skemën e re për punësimin e grave

    Kurti: Çdo biznes i udhëhequr nga gratë kontribuon në ndërtimin e një ekonomie më të fortë dhe më të qëndrueshme

    “Mjegull” mbi bashkëpunimin eventual Vetëvendosje – LDK

    LEXO GJITHASHTU

    Bellingham nuk ndalet, një tjetër rekord me fanellën e Anglisë

    June 24, 2026

    Carragher tregon lojtarin që po i mungon Anglisë në Kupën e Botës: Rice dhe Bellingham nuk janë “magjistarë”

    June 24, 2026

    Kroacia mposht Panamanë me shumë vështirësi dhe mbetet në garë për kalimin në fazën eliminatore

    June 24, 2026

    Pas polemikave dhe kërcënimit me ankesë në FIFA, SHBA ndryshon vendimin për Iranin

    June 24, 2026
    TË TJERA

    Anglia dhe Gana nuk gjejnë portën, por hyjnë në librat e historisë

    June 24, 2026

    Njihuni me “Caramelo”, tifozin legjendar që ka ndjekur Meksikën në 543 ndeshje dhe 11 Kupa Bote

    June 23, 2026

    Anglia dhe Gana marrin nga një pikë në ndeshjen e dytë të Grupit L

    June 23, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.