Aktorja dhe deputetja e njohur shqiptare Adriana Matoshi ka qenë e pranishme sot (e enjte) në seancën e radhës të Kuvendi i Kosovës.
Deputetja e Lëvizja Vetëvendosje është fotografuar para nisjes së seancës, teksa u shërbente me kafe disa prej kolegëve të saj të partisë.
Në fotografitë e shkrepura nga Telegrafi, Adriana mund të shihet duke u dhënë nga një kafe kolegëve të saj: Rozeta Hajdari, Jeta Statovci, Edona Llalloshi dhe Alban Bajrami.
Adriana Matoshi u shërben kafe kolegëve në kuvend(Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)
E veshur me një këmishë ngjyrë vjollcë dhe me flokë të shkurtra, aktorja nga Gjilan dukej mjaft bukur dhe e kuruar për seancën e sotme.
Adriana Matoshi u shërben kafe kolegëve në kuvend(Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)
Ky është mandati i saj i tretë si deputete në Kuvendin e Kosovës, ndërsa ajo vazhdon të jetë një nga figurat më të komentuara si në politikë, ashtu edhe në jetën publike. /Telegrafi/
Adriana Matoshi u shërben kafe kolegëve në kuvend(Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)