KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Inspektorët e Gjilanit nisin aksion për largimin e reklamave pa leje

Inspektorët e Gjilanit nisin aksion për largimin e reklamave pa leje

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Gjilanit ka nisur një aksion për largimin e reklamave të vendosura pa leje në hapësirat publike, si pjesë e angazhimeve për zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e rendit urban.

Sipas Drejtoratit për Inspekcion, një reklamë e madhe është hequr në rrugën “Nëna Tereze”, pranë rrugës së Prishtinës në qendër të qytetit, ndërsa aksioni përfshin edhe largimin e reklamave të tjera që ndodhen në zona të ndryshme.

“Inspektorët më 13 mars kishin vendosur shirita paralajmërues dhe njoftime në shtyllën e reklamës, duke informuar pronarin për pasojat e mundshme në rast mosveprimi. Reklama u hoq nga personat përgjegjës për vendosjen e saj,” njofton Drejtoria për Inspekcion.

Sipas zyrës për informim të komunës, aksioni do të vazhdojë deri në largimin e të gjitha reklamave dhe gjësendeve të tjera të paligjshme në hapësirat publike. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.