KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

LSDM ngrit kallëzim penal kundër Trajko Sllaveskit

LSDM ngrit kallëzim penal kundër Trajko Sllaveskit

Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Sasha Dimitrijeviq, në konferencën e sotme për shtyp, kumtoi se LSDM-ja ka ngritur kallëzim penal kundër Guvernatorit të BPRMV-së, Trajko Sllaveski.

Dimitrijeviç potencoi se kallëzimet penale u ngritën për shkak të dyshimit të bazuar mirë për një vepër të kryer penale, punë e papaërgjegjshme në shërbim, sipas nenit 353 v nga Kodi Penal.

“Sot po ngremë një padi të re penale kundër, Trajko Slaveski, guvernatorit të Bankës Popullore, për dyshim të arsyeshëm për kryerjen e një vepre penale, punë të papërgjegjshme në shërbim, sipas nenit 353 v nga Kodi Penal. Ekziston dyshim i arsyeshëm se guvernatori, Trajko Sllaveski, me veprim të papërgjegjshëm, i ka shkaktuar dëme Buxhetit dhe rendit juridik”, tha Dimitrijeviq.

Siç shpjegoi Dimitrijeviç, Sllaveski, me veprimet e tij, shkeli rëndë detyrimet ligjore dhe vuri në pikëpyetje ligjshmërinë e operacioneve të Bankës Kombëtare, duke shkaktuar dëme në institucion dhe në rendin juridik.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.