KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Lewandowski ka disa oferta për të marrë në konsideratë, përfshirë një nga Barcelona

Lewandowski ka disa oferta për të marrë në konsideratë, përfshirë një nga Barcelona

Robert Lewandowski po shqyrton disa oferta për sezonin e ardhshëm, përfshirë edhe një propozim të ri nga Barcelona, sipas raportimeve të Fabrizio Romano.

Sulmuesi polak, 37-vjeçar, ka regjistruar 16 gola dhe 6 asistime në 37 paraqitje këtë sezon, duke mbetur një element kyç në skemat e trajnerit Hansi Flick.

Barcelona është e gatshme t’i ofrojë një zgjatje kontrate njëvjeçare, megjithatë kjo do të shoqërohej me një ulje të ndjeshme të pagës krahasuar me marrëveshjen aktuale.

Lewandowski dëshiron të shqyrtojë të gjitha opsionet përpara se të marrë një vendim përfundimtar.

Interes për të kanë shprehur edhe klube nga MLS dhe nga liga e Arabisë Saudite.

Për momentin, fokusi i sulmuesit mbetet te Barcelona, me synimin për të ndihmuar skuadrën në garën për titullin në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve, në fazën vendimtare të sezonit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.