KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Irani miraton planin për të tarifuar anijet që kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit

Irani miraton planin për të tarifuar anijet që kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit

Malajzia ka thënë se disa nga anijet e saj janë lejuar të kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit pa pasur nevojë të paguajnë tarifë për Iranin.

“Ne nuk do të paguajmë asnjë tarifë, siç mund të jetë keqkuptuar nga disa përdorues online. Nuk po paguajmë asgjë”, tha zëdhënësi i qeverisë, Fahmi Fadzil.

Nuk është e qartë nëse vendi do të ishte i gatshëm të paguante një tarifë për përdorimin e këtij kanali ujore në të ardhmen, shkruan skynews.

Kjo vjen pasi parlamenti i Iranit raportohet se ka miratuar plane për të krijuar një tarifë për anijet që përdorin gjirin.

Një komitet sigurie miratoi të hënën një plan të ri menaxhimi për kanalin ujore, i cili përfshinte futjen e një sistemi tarifash dhe ndalimin e kalimit të çdo anijeje amerikane ose izraelite, raporton agjencia iraniane e lajmeve Fars.

Raporti përmend edhe disa masa të tjera, përfshirë – “Rolin sovran” të Iranit dhe forcave të tij të armatosura në gjirin; Bashkëpunimin me Omanin; Ndalimin e çdo vendi që vendos sanksione të njëanshme ndaj Iranit.

Ndryshe, Ngushtica e Hormuzit, ku normalisht kalon rreth një e pesta e furnizimeve botërore me naftë dhe gaz natyror të lëngshëm, efektivisht është bllokuar nga Irani që nga fillimi i luftës, duke çuar në probleme me furnizimin global dhe rritje të çmimeve.

Zyrtarë të lartë në rajonin e Ngushticës kanë deklaruar më parë se Irani tashmë tarifon anijet për kalimin e sigurt përmes këtij kanali ujore.

Teherani ka pretenduar disa herë se gjiri është i hapur për anijet që nuk lidhen me SHBA-në ose Izraelin, por trafiku përmes tij mbetet shumë i kufizuar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.