KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

I mituri sulmohet në Deçan nga një burrë, policia arreston të dyshuarin

I mituri sulmohet në Deçan nga një burrë, policia arreston të dyshuarin

Një i mituri është sulmuar sot në Deçan nga një person madhor. Rasti është raportuar menjëherë në stacionin policor.

Sipas zyrtarit për informim të Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, menjëherë pas raportimit, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar.

“Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit dhe është iniciuar rast penal për ‘lëndim të lehtë trupor’. Policia është autorizuar të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore,” tha Nikçi për Telegrafin.

Ndërkohë, fëmija ka marrë tretman mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe është liruar.

Hetimet për rastin vazhdojnë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.