KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Irani nis aksionin ndaj kompanive amerikane teknologjike – sulmon serverët e Amazon në Lindjen e Mesme

Irani nis aksionin ndaj kompanive amerikane teknologjike – sulmon serverët e Amazon në Lindjen e Mesme

Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar, ndërsa Irani ka nisur sulme ndaj serverëve të kompanisë Amazon Web Services (AWS) në rajon.

Raportohet se një nga goditjet ka prekur qendrën e të dhënave pranë selisë së Batelco, ofruesit më të madh të telekomunikacionit në Bahrejn, duke shkaktuar ndërprerje të mundshme të shërbimeve të internetit.

Ekspertët paralajmërojnë se këto sulme nuk janë vetëm incidente të izoluar, por tregojnë një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj infrastrukturës globale digjitale.

Shërbimet cloud dhe rrjetet e të dhënave, të cilat mbështesin internetin global, mund të preken nga konfliktet në zona të tensionuara.

Ngjarjet e fundit theksojnë rrezikun në rritje për stabilitetin e internetit dhe ndikimin që tensionet gjeopolitike mund të kenë në jetën e përditshme të miliona përdoruesve në mbarë botën.

Ndryshe, Irani ka paralajmëruar se do të godasë selitë e të gjitha kompanive amerikane teknologjike. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.