Policia e Kosovës ka bërë të ditur gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari kanë gjetur gjashtë bankënota të falsifikuara.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Shaban Manxholli” në Skenderaj, të premten në ora 21:55.
“Raportohet se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit kosovar njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar 6 bankënota që dyshohet se janë të falsifikuara”, thuhet në raport.
Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime. /Telegrafi/