KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Trafiku Urban paralajmëron vonesa dhe devijime të autobusëve sonte në Prishtinë

Trafiku Urban paralajmëron vonesa dhe devijime të autobusëve sonte në Prishtinë

Trafiku Urban Prishtinë ka njoftuar qytetarët se gjatë mbrëmjes së sotme priten vonesa dhe devijime të përkohshme në qarkullimin e linjave të autobusëve në Prishtinë.

Sipas njoftimit zyrtar, këto ndryshime vijnë si rezultat i bllokimit të disa rrugëve, ndërsa lëvizja e autobusëve do të zhvillohet në përputhje me rregullimin e trafikut nga organet e rendit.

“Trafiku Urban” thekson se qytetarët duhet të kenë mirëkuptim për këto pengesa të përkohshme, të cilat janë jashtë kontrollit të operatorit të transportit publik.

“Njoftojmë qytetarët se, për shkak të bllokimit të disa rrugëve, gjatë mbrëmjes së sotme mund të ketë vonesa dhe devijime të përkohshme në qarkullimin e linjave të autobusëve, në përputhje me rregullimin e trafikut nga organet e rendit”, thuhet në njoftim.

Në fund, kompania ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe u ka uruar suksese Kombëtares në ndeshjen e sontme kualifikuese.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.