Aktori i njohur shqiptar nga Gjilani, Avni Shkodra, do të rikthehet për herë të tretë në skenën e Shqip Up Comedy Festival, duke sjellë humorin e tij karakteristik për publikun shqiptar në diasporë.
Pas dy paraqitjeve shumë të suksesshme në edicionet e para të mbajtura në Zürich, Avni Shkodra vjen këtë herë pas disa vitesh në edicionin e parë të festivalit në Gjermani, më saktësisht në Këln.
Më 25 prill do të mbahet për herë të parë një edicion i veçantë i “Shqip Up Comedy Festival” në Gjermani, pas katër edicioneve shumë të suksesshme në Zvicër. Organizatorët kanë bërë të ditur se ky aktivitet pritet të sjellë një natë plot të qeshura, energji dhe momente të paharrueshme të stand-up comedy.
Line-up i artistëve që do të performojnë në “Shqip Up Comedy Festival” në Këln të Gjermanisë (Foto: Shqip Up Comedy Festival/Instagram)
Në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale, organizatorët theksuan se Avni Shkodra do të ngjitet në skenë me humor autentik shqiptar dhe materiale që “godasin drejt e në realitet”. “Mos e humb këtë show unik me humor autentik shqiptar”, thuhet në njoftim.
Ngjarja do të mbahet më 25 prill 2026 në ambientet e Eltzhof Kulturgut, ndërsa publiku tashmë mund të sigurojë biletat përmes platformës online duke klikuar këtu.
Ky rikthim i Avni Shkodrës pritet të jetë një nga momentet kryesore të edicionit të parë të festivalit në Gjermani, duke pasur parasysh suksesin e madh që ai ka shënuar në paraqitjet e mëparshme.
Përndryshe, Telegrafi është partner medial i “Shqip Up Comedy Festival” në këtë edicion të veçantë.