Kombëtarja e Kosovës zhvillon sot (e martë) ndeshjen vendimtare për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
‘Dardanët’ do të jenë nikoqir të Turqisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ aty ku do të synohet të shkruhet historia.
Kjo ndeshje përveç se ka rëndësi tejet të madhe sportive, ka gjithashtu peshë edhe në aspektin financiar për Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK).
Në rast të kualifikimit në Kupën e Botës, FFK-ja do të përfitonte hiq më pak se 9 milionë euro nga FIFA.
Kjo shumë përfshin 1.3 milionë euro për të mbuluar shpenzimet e logjistikës në SHBA gjatë Kupës së Botës.
9 milionë euro shtesë do të dhurohen për kualifikimin në Kupën e Botës, fonde këto që janë të garantuara për secilën kombëtare që arrin të kualifikohet në këtë garë.
Përveç kësaj, një sukses në Botëror mund të kishte sjellë edhe të hyra të tjera milionëshe, duke përmirësuar ndjeshëm buxhetin dhe duke rritur njëkohësisht mundësitë për zhvillimin e futbollit në Kosovë./Telegrafi/