KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Në BeH po kërkohet “shoferi më i mirë i vitit” – ka një shpërblim të mirë për të

Në BeH po kërkohet “shoferi më i mirë i vitit” – ka një shpërblim të mirë për të

Janë hapur aplikimet për zgjedhjen e “Shoferit më të Mirë të Ri të Bosnjës dhe Hercegovinës për vitin 2026”, një garë që promovon vozitjen e sigurt dhe të përgjegjshme mes të rinjve.

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të rinjtë nga 18 deri në 26 vjeç me patentë të vlefshme B dhe pa pikë penaliteti.

Hapi i parë është testi online i kualifikimit, i hapur nga 23 marsi deri më 5 prill, me pyetje rreth rregullave të trafikut, ndihmës së parë dhe aftësive të vozitjes. 50 kandidatët më të mirë kalojnë në gjysmëfinale më 22 maj, ndërsa 20 më të suksesshmit marrin pjesë në finalen më 23 maj në poligonin Butmir, Sarajevo.

Gjatë garës, pjesëmarrësit do të testohen në aftësi praktike të vozitjes dhe situata të ndryshme trafiku.

Tri vendet e para shpërblehen me para në vlerë rreth 770 €, 510 € dhe 360 €, ndërsa finalistët përfitojnë gjithashtu udhëtimin, ushqimin dhe pijet.

Dy pjesëmarrësit më të mirë do të përfaqësojnë Bosnjën dhe Hercegovinën në garën evropiane në Poznan, Poloni, nga 23 deri më 25 tetor 2026. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.