KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Pamje nga fusha në stadiumin “Fadil Vokrri” – aty ku zhvillohet finalja e madhe

Pamje nga fusha në stadiumin “Fadil Vokrri” – aty ku zhvillohet finalja e madhe

Dalin pamje nga stadiumi “Fadil Vokrri”, pak para nisjes së sfidës më të madhe në historinë e futbollit kosovar.

Kosova përballet me Turqinë në finalen e “play-off”-it për një vend në Kupën e Botës 2026, në një ndeshje që pritet të jetë e zjarrtë dhe plot emocione.

“Dardanët” vijnë me vetëbesim pas fitores ndaj Sllovakisë dhe me një seri të mirë rezultatesh në shtëpi, duke e kthyer “Fadil Vokrrin” në një fortesë. Tani kanë dal edhe pamjet nga fusha në stadiumin, që pret ndeshjen e madhe.

“Gjithçka është gati për finalen e madhe ndaj Turqisë. Sonte luhet për ëndrrën!”, thuhet në postimin e FFK-së.

Në anën tjetër, Turqia zbret në fushë me një ekip cilësor dhe me përvojë, duke kërkuar rikthimin në Botëror.

Atmosfera në stadium pritet të jetë elektrizuese dhe gjithçka është gati për një përballje që mund të shkruajë histori.

Mbulueshmëria speciale e ngjarjes është mundësuar nga DFK Group, Daakonn Investments, Voom, Patos Kosova dhe 99esim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.