KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Kapiteni Amir Rrahmani kujton legjendën Fadil Vokrri para ndeshjes me Turqinë

Kapiteni Amir Rrahmani kujton legjendën Fadil Vokrri para ndeshjes me Turqinë

Kombëtarja e Kosovës do të luajë sot (e martë) ndeshjen historike ndaj Turqisë për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Mungesë e madhe për ‘Dardanët’ në këtë ndeshje do të jetë ajo e kapitenit Amir Rrahmani.

Një lëndim i pësuar me Napolin ia ka pamundësuar atij që të jetë pranë ekipit në ndeshjen ndaj Sllovakisë dhe tani ndaj Turqisë.

Megjithatë, ndonëse jo në fushë ai do të jetë prezent në shkallët e stadiumit për t’i dhënë përkrahje morale bashkëlojtarëve.

Tani para fillimit të ndeshjes, ai ka publikuar një fotografi në Instagram të legjendës Fadil Vokrri, ku pas tij shihet fanella e Rrahmanit me numër 13-të.

Përmes kësaj fotografie Rrahmani shprehur mirënjohjen për ish-presidentin e FFK-së që luajti rol kyç në pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.

Kujtojmë se ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë do të nis me fillim nga ora 20:45./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.