KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Presidentja e Kosovës me mesazh emocional para ndeshjes së Kosovës ndaj Turqisë

Presidentja e Kosovës me mesazh emocional para ndeshjes së Kosovës ndaj Turqisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar me një mesazh motivues para ndeshjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë, e cila zhvillohet sonte nga ora 20:45.

Në një postim në rrjetet sociale, Osmani ka theksuar rrugëtimin e vështirë të Kosovës si shtet dhe si komb, duke e lidhur atë me paraqitjen e “Dardanëve” në fushë.

“Kosova ka lindur mes vështirësive e sakrificave, është rritur me krenari dhe sot qëndron në fushë me dinjitet, duke përfaqësuar ëndrrat e një populli të tërë”, ka shkruar ajo.

Presidentja i ka cilësuar futbollistët si simbol të qëndresës, guximit dhe shpresës, duke u dërguar një mesazh të qartë mbështetjeje para sfidës më të rëndësishme të viteve të fundit.

“Ju jeni simbol i qëndresës, i guximit dhe i shpresës. Jemi me ju djema. Me Kosovën përgjithmonë. Me Dardanët”, thuhet në mesazhin e saj.

Ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë është vendimtare për kualifikimin në Kupën e Botës 2026, me fituesin që siguron një vend në turneun më të madh të futbollit botëror.

Pritet që atmosfera të jetë elektrizuese, me tifozët që do të mbështesin maksimalisht Kombëtaren në këtë përballje historike./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.