KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Disa zona të Prishtinës mund të mbesin pa ujë shkaku i punimeve në rrjet

Disa zona të Prishtinës mund të mbesin pa ujë shkaku i punimeve në rrjet

KRU “Prishtina” njofton konsumatorët se gjatë ditës së sotme ekipet e mirëmbajtjes do të kryejnë punime teknike në disa lokacione të rëndësishme të rrjetit të ujësjellësit.

Punimet do të zhvillohen në: Rrugën Bahri Kuqi, Hyzri Talla, Bislim Makolli, Faik Ukë Hoxha, Vahit Mustafa, Shyt Marevci, si dhe në Lagjen Taslixhe.

Gjatë kohës së intervenimeve, qytetarët në këto zona mund të përjetojnë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë ose ulje të presionit të tij.

KRU “Prishtina” kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve dhe siguron se punimet kryhen me qëllim të përmirësimit të shërbimeve dhe garantimit të furnizimit të qëndrueshëm me ujë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.