KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar kundër krimit, Europol në takim me Prokurorinë Speciale të Kosovës

Forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar kundër krimit, Europol në takim me Prokurorinë Speciale të Kosovës

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, z.Blerim Isufaj priti të martën në një takim një delegacion nga Europoli, Belgjika, Holanda dhe Franca.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë takimit u vlerësua dhe u diskutua bashkëpunimi ndërinstitucional me Prokurorinë Speciale dhe Policinë e Kosovës, me theks të veçantë në forcimin e mekanizmave të përbashkët kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Palët u pajtuan që ky bashkëpunim të fuqizohet më tej në funksion të rritjes së efikasitetit në luftën kundër krimit dhe sfidave të tjera të sigurisë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.