KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjyqi i Russell Brand shtyhet për në tetor, pritet të zgjasë dy muaj

Gjyqi i Russell Brand shtyhet për në tetor, pritet të zgjasë dy muaj

Gjyqi ndaj komedianit dhe aktorit britanik, Russell Brand, i akuzuar për përdhunim dhe sulme seksuale, është shtyrë dhe pritet të nisë më 12 tetor në një gjykatë në Londër.

Procesi, që fillimisht ishte planifikuar për qershor, mund të zgjasë deri në dy muaj dhe do të përfshijë të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij.

Brand përballet me disa akuza që lidhen me ngjarje të ndodhura mes viteve 1999 dhe 2009, ku disa gra e akuzojnë për përdhunim, sulme seksuale dhe dhunë fizike.

Russell Brand

Ai i ka mohuar të gjitha akuzat dhe është deklaruar i pafajshëm, ndërsa gjatë procesit ndodhet në liri me kusht (me kaucion).

Pas akuzave të para në vitin 2025, Brand reagoi publikisht duke thënë se, edhe pse në të kaluarën ka pasur probleme me varësinë dhe sjellje të papërgjegjshme, ai kurrë nuk ka kryer marrëdhënie pa pëlqim.

Akuzat dolën në pah pas një hetimi të realizuar në vitin 2023 nga The Sunday Times dhe Channel 4, ku disa gra e akuzuan për abuzime seksuale dhe keqtrajtim emocional. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.