KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Brenda kamionit për në Angli, kapen dy shqiptarë

Brenda kamionit për në Angli, kapen dy shqiptarë

Dy shqiptarë janë vënë në pranga, ndërsa janë kapur teksa tentonin të futeshin në Angli të fshehur në kamionë.

Sipas mediave britanike, shqiptarët janë arrestuar nga policia franceze në Calais të premten, ndërsa kamioni me të cilin po udhëtonin po përgatitej të hipte në një traget.

“Njëri mbante një pistoletë me silenciator”, tha një burim për Daily Mail.

“Ekziston frika se shqiptarët mund të jenë gangsterë që kishin ndërmend të takoheshin me figura të tjera të botës së krimit shqiptar në Britani”, thuhet më tej, transmeton tch.

Numri i shqiptarëve që hynë në Britani nëpërmjet rrugës së Kanalit u rrit ndjeshëm në vitin 2022, me më shumë se 17,000 individë që aplikuan për azil.

Deri në vitin 2024, kjo shifër kishte rënë nën 3,000, sipas analizës së Observatorit të Migracionit të numrave të Ministrisë së Brendshme në tetor.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.