Në një rrëfim të hapur në dhomën e rrëfimit, Mateo Borri, ka folur për marrëdhënien e tij me Brikena Selmanin, duke treguar sfidat dhe ndjenjat që ekzistojnë mes tyre.
Ai theksoi: “Të dy jemi kokëfortë dhe mbajmë ato inatet tona. Ajo priste të vija unë, unë prisja të vinte Brikena”.
Mateo shtoi se fillimisht janë pak të ftohtë për shkak të situatave të kaluara, por shpreson që keqkuptimet të zgjidhen dhe marrëdhënia të ecë përpara.
Foto: Instagram
Ai shprehu dëshirën e tij të qartë për të ruajtur një marrëdhënie të mirë me Brikenën.
“Normalisht jemi pak të ftohtë si fillim nga të gjitha ajo situatë që kaloi dhe shpresoj shumë që t’i zgjidhim çdo keqkuptim që kemi me njëri-tjetrin dhe se unë dua të jem me Brikenën edhe as nuk dua ta mërzis, as nuk dua ta lëndoj dhe të mirën nuk na do askush më shumë saqë e duam unë Brikenën dhe Brikena mua edhe unë sa herë jam me të sado mund të kem ato inatet mërzitë e mia para saj i harroj dhe shpresoj shumë që të vazhdojmë sa më mirë bashkë”.
Ky rrëfim tregon përpjekjen e Mateos për të lënë pas tensionet dhe për të ndërtuar një raport të sinqertë dhe të mirë me Brikenën brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Brikena nga ana tjetër është parë e mërzitur këto ditë për shkak të Mateos. /Telegrafi/