KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

PDK i kërkon Osmanit emërimin e anëtarit të dytë në KQZ pas vendimit të Kushtetueses

PDK i kërkon Osmanit emërimin e anëtarit të dytë në KQZ pas vendimit të Kushtetueses

Pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin KO81/26, me të cilin u deklarua e papranueshme kërkesa për konflikt kompetencash ndërmjet Presidentes dhe grupeve parlamentare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i ka bërë thirrje Presidentes Vjosa Osmani që të emërojë menjëherë anëtarin e saj të dytë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

PDK thekson se vendimi i Gjykatës konfirmon qartësinë e rendit kushtetues dhe përcakton rolin e institucioneve në procesin e emërimeve në institucionet e pavarura.

Sipas partisë, çdo vonesë tjetër në këtë proces është e pajustifikueshme dhe cenon funksionimin e rregullt të institucioneve zgjedhore.

“Respektimi i Kushtetutës dhe garantimi i përfaqësimit të drejtë politik në KQZ janë obligime për të gjitha institucionet përgjegjëse”, thekson PDK në komunikatën e saj.

Partia Demokratike e Kosovës thekson gjithashtu përkushtimin e saj ndaj forcimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe funksionimit efektiv të institucioneve të vendit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.