KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kosova e zhvillon stërvitjen finale, gati për Turqinë

Kosova e zhvillon stërvitjen finale, gati për Turqinë

Kombëtarja e Kosovës e ka kompletuar edhe stërvitjen e fundit para finales së play-offit për Kupën e Botës ndaj Turqisë.

“Dardanët” nën urdhrat e Franco Fodas realizuan ushtrimet e parapara taktike, duke shfaqur gatishmëri të lartë fizike dhe psikologjike.

FFK-ja në rrjetin social “Facebook” shpërndau fotografitë nga stërvitja, ndërsa shtoi se të gjithë janë të gatshëm të japin më të mirën të martën.

“Kombëtarja e Kosovës ka përmbyllur stërvitjen zyrtare në prag të finales së madhe të “play-off”-it kundër Turqisë, e cila zhvillohet nesër nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Dardanët u stërvitën me përkushtim maksimal, duke reflektuar fokus dhe vendosmëri për këtë përballje vendimtare, ku synohet suksesi historik.

Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, futbollistët realizuan ushtrimet e parapara taktike, duke treguar gatishmëri të lartë fizike dhe psikologjike.

Atmosfera në Kombëtare është shumë pozitive, ndërsa besimi për paraqitje dinjitoze dhe përkrahja e jashtëzakonshme nga tifozët pritet të jenë shtysë shtesë për ekipin në këtë duel të rëndësishëm”, njofton FFK-ja./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.