Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Fushë Kosovës ka njoftuar se Inspektorati i Ndërtimit ka dalë në terren për të realizuar inspektimin e punimeve në fazën e betonimit të pllakës.
Sipas njoftimit, ky aktivitet është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme për mbikëqyrjen e proceseve ndërtimore dhe sigurimin e ecurisë së rregullt të punimeve në terren.
Gjatë qëndrimit në lokacion, inspektorët kanë përcjellë nga afër zhvillimin e punimeve, duke u angazhuar në përmbushjen e detyrave të tyre në funksion të ruajtjes së rendit dhe disiplinës në sektorin e ndërtimit.
Nga Drejtoria e Inspektoratit është theksuar se inspektimet do të vazhdojnë edhe në vijim, me qëllim garantimin e zbatimit të standardeve dhe rregullave në fushën e ndërtimit. /Telegrafi/