KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Njehsorët elektrikë, reagojnë nga KEDS

Njehsorët elektrikë, reagojnë nga KEDS

KEDS përmes një njoftimi kanë thënë se janë duke i ndjekur me vëmendje diskutimet dhe shqetësimet e ngritura në opinion publik lidhur me njehsorët e energjisë elektrike.

Sipas tyre, çdo pretendim trajtohet me seriozitet dhe përgjegjësi të plotë.

“Besimi i qytetarëve është thelbësor për ne. Të gjithë njehsorët kalibrohen dhe sinkronizohen sipas standardeve zyrtare dhe funksionojnë në përputhje me rregullat e përcaktuara nga Rregullatori duke siguruar matje të sakta dhe trajtim të barabartë për të gjithë konsumatorët”, thuhet në njoftim.

Tutje nga KEDS thonë se në raste të izoluara mund të ketë devijime të vogla teknike, por për çdo shqetësim ekipet e tyre reagojnë menjëherë, verifikojnë situatën dhe ndërmarrin veprimet e nevojshme.

“Në çdo rast kur identifikohet ndonjë parregullsi, ajo trajtohet dhe korrigjohet në përputhje me procedurat në fuqi. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj transparencës, korrektësisë dhe informimit të drejtë. Pikërisht për këtë arsye, kemi paralajmëruar një konferencë për media që do të mbahet të mërkurën, më 1 prill, në ora 15:00, ku do të ndajmë të gjitha sqarimet dhe faktet relevante mbi këtë çështje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.