KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti paralajmëron ftesa për liderët e partive opozitare për zgjedhjen e presidentit

Kurti paralajmëron ftesa për liderët e partive opozitare për zgjedhjen e presidentit

Kryeministri Albin Kurti ka thënë do të dërgojë ftesa për liderët e partive opozitare për të diskutuar procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.

Gjatë një konference për media, Kurti tha se ende nuk kishte kohë të mjaftueshme për konsultime të brendshme lidhur me takimet e ardhshme, por theksoi rëndësinë e arritjes së një konsensusi të gjerë.

“Pa dyshim që do të bëjë ftesa për takime me kryetarët e partive opozitare, në mënyrë që të shohim se cilat janë rrugët për të arritur numrin prej së paku 80 deputetëve. Unë nuk besoj se është mirë të jemi vetëm 80 apo 81 deputetë; duhet të jemi rreth 85, 84 deri në 86, që të jemi të sigurt në mënyrë që ta zgjedhim presidentin aty”, deklaroi Kurti.

Ai shtoi se pritshmëritë dhe kërkesat që do të shqyrtohen gjatë këtyre takimeve do të bëhen të qarta vetëm pas zhvillimit të tyre. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.