KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Prishtina gati për ngjarjen historike Kosovë – Turqi, World Cup 2026, we are coming

Prishtina gati për ngjarjen historike Kosovë – Turqi, World Cup 2026, we are coming

Pas interesimit të jashtëzakonshëm për ndeshjen Kosovë – Turqi dhe kërkesës së Kryetarit të Komunës së Prishtinës për zgjerimin e hapësirave, KD Events & Communications, si kompani lidere në organizimet sportive, i është përgjigjur menjëherë kësaj kërkese përmes Prishtina Football Fest, festivalit të saj të njohur sportiv, duke shtuar dy pika të reja për tifozët.

Përveç Sheshit “Zahir Pajaziti”, ku do të organizohet edhe fan zone kryesore, transmetimi do të zhvillohet edhe në Sheshin “Skënderbeu” dhe tek Pallati i Rinisë, duke e kthyer kryeqytetin në një arenë të hapur sportive për dashamirët e futbollit.

Në Sheshin “Zahir Pajaziti”, atmosfera do të fillojë nga ora 12:00 dhe do të vazhdojë deri në orët e vona, duke siguruar një eksperiencë unike për qytetarët dhe tifozët e pranishëm.

Ky organizim realizohet nga KD Events & Communications, përmes festivalit të saj Prishtina Football Fest, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, Federatën e Futbollit të Kosovës, Artmotion dhe Digitalb, dhe pritet të mbledhë një numër të madh qytetarësh.

Besa-Besë, Dardanët festojnë në Prishtinë!

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.