KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Dy orë diskutim, Kurti ndan detaje nga bisedat me presidentin francez Emmanuel Macron

Dy orë diskutim, Kurti ndan detaje nga bisedat me presidentin francez Emmanuel Macron

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka dhënë detaje nga takimi i tij me presidentin francez, Emmanuel Macron, të premten pasdite në Pallatin Elysee.

“Të premten isha musafir i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, në një takim, drekë pune. Pritja e përzemërt u përcoll me një diskutim të thellë dhe të sinqertë për rreth dy orë, që u përqendrua në temat e bashkëpunimit, integrimit, sigurisë, mbrojtjes dhe ekonomisë e zhvillimit”, tha Kurti.

Ai shtoi se gjatë takimit u bisedua për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare, si dhe për rolin e rëndësishëm të NATO-s në Kosovë për bashkëpunimin me aleatët veriatlantikë dhe sigurinë rajonale në Ballkan.

“Po ashtu, forcimi i kapaciteteve mbrojtëse dhe raportet me fqinjët veriorë të Kosovës ishin çështje që i diskutova me presidentin francez”, përfundoi Kurti.

Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk ka statusin e vendit kandidat, pavarësisht se shteti ka aplikuar për anëtarësim në BE më 2022, por aplikimi ende nuk është shqyrtuar nga institucionet evropiane.

Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, mbetet kusht i BE-së për të dyja vendet në rrugën e tyre evropiane. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.