KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Armë dhe pajisje ushtarake gjenden në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok

Armë dhe pajisje ushtarake gjenden në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar armë dhe pajisje të ndryshme gjatë një patrullimi në fshatin Prelez, në Zubin Potok.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur më 29 mars 2026, rreth orës 15:50, kur zyrtarët policorë kanë hyrë në një shtëpi të pabanuar, ku kanë hasur në një armë pistoletë, dy uniforma, një karikator të zbrazët të AK-47, tri gëzhoja si dhe disa dokumente të tjera.

Të gjitha provat janë sekuestruar nga autoritetet kompetente.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar personat e përfshirë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.