KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Nuk e harrojmë kurrë që Turqia pa kushte pranoi të luajë me Kosovën” – televizioni turk rikthen intervistën e legjendës Fadil Vokrri

“Nuk e harrojmë kurrë që Turqia pa kushte pranoi të luajë me Kosovën” – televizioni turk rikthen intervistën e legjendës Fadil Vokrri

Televizioni turk “TRT Spor” e ka rikujtuar intervistën që e kishte dhënë tashmë i ndjeri, legjenda Fadil Vokrri duke falënderuar Turqinë që kishte pranuar të zhvillonte miqësore me Kosovën në vitin 2014.

Kosova të martën do të zhvillojë përballjen ndaj Turqisë në kuadër të finales së play-offit, me synimin e vetëm që ta sigurojë një vend në Kampionatin Botëror.

“TRT Spor” iu ka rikujtuar turqve lidhjen fantastike mes dy Federatave, duke ripublikuar intervistën e Vokrrit në vitin 2016, ku ky i fundit thoshte “se kurrë nuk do ta harroj që Turqia erdhi të luante miqësore kur askush nuk vinte”.

Intervista ishte zhvilluar kur Turqia ra në një të njëjtin grup kualifikues me Kosovën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Vokrri në atë intervistë falënderonte Turqinë, megjithatë edhe shtonte se “Dardanët” do të provonin ta mposhtnin, pavarësisht që nuk ia dolën.

“Nuk e harrojmë kurrë që Turqia pa kushte pranoi të luante me Kosovën. Turqia do të bëjë gjithçka për ta fituar lojën, por ne gjithashtu do të luftojmë me të gjitha forcat”.

“Edhe pse Turqia nuk kishte një fillim të mirë në këto kualifikuese, kanë qenë superfuqi në futbollin evropian për vite. Kjo ndeshje do të jetë e vështirë për ne. Sigurisht, do të bëjmë më të mirën për t’i shpëtuar një humbje të lehtë”, ishin ndër deklaratat e legjendës së Kosovës.

Të martën Kosova mund ta bëjë këtë “ëndërr të Vokrrit” realitet për ta mposhtur Turqinë dhe siguruar pjesëmarrjen në një kompeticion madhor për herë të parë në histori./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.