KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zbardhet vrasja në Vinicë, kallëzim penal kundër 80 vjeçarit nga Greqia, privohen nga liria 4 persona

Zbardhet vrasja në Vinicë, kallëzim penal kundër 80 vjeçarit nga Greqia, privohen nga liria 4 persona

Siç njoftojnë nga MPB, më 28.03.2026, në ora 16:11, në SPB Vinicë, nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore është raportuar se në afërsi të varrezave të qytetit në Vinicë është gjetur i vdekur D.A. (56) nga fshati Lipec, rajoni i Vinicës. Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.

Në lidhje me ngjarjen, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria I.L. (24), G.P. (80), S.R. (55), të gjithë nga Republika e Greqisë, si dhe S.Z. (57) nga fshati Zhabeni, rajoni i Manastirit, njfoton Telegrafi.

“Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve nga ana e SPB Vinicë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike në Koçan, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes penalo-juridike, janë kryer kontrolle në automjetet që i kanë përdorur personat dhe në ambientet e apartamenteve në Vinicë ku ata kanë qëndruar. Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar katër pushkë gjahu dhe rreth 800 copë municion gjahu, si dhe materiale të tjera dëshmuese me interes për hetimin”, thonë nga policia.

Ata shtojnë se kundër G.P. (80) nga Greqia do të paraqitet kallëzim penal sipas nenit 123 të Kodit Penal, ndërsa ndaj personave të tjerë të përfshirë në ngjarje do të paraqiten parashtresa përkatëse në Prokurorinë Themelore Publike në Koçan./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.