KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Video teksa shembet një pjesë e rrugës në Prishtinë – ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje

Video teksa shembet një pjesë e rrugës në Prishtinë – ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje

Një pjesë e rrugës “Malush Kosova” në kryeqytet është shembur, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin për banorët e zonës.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dëmtime të konsiderueshme në infrastrukturë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e sakta që kanë çuar në shembjen e rrugës.

Lidhur me situatën ka reaguar Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina, e cila ka bërë të ditur se si pasojë e rrëshqitjes së dheut është dëmtuar edhe rrjeti i ujësjellësit.

Si rrjedhojë, furnizimi me ujë është ndërprerë përkohësisht në disa rrugë, deri në sanimin e gypit. Sipas njoftimit, zonat e prekura janë: “Mehmet Shpendi”, “Bislim Islami”, “Don Stjefan Kurti”, “Kiri”, “Agim Prodani”, “Ymer Bytyqi” dhe “Visar Thaqi”.

Nga kjo kompani u është bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim deri në rikthimin e gjendjes në normalitet.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.