Mbi 40 ton vezë të pashënuara nga Serbia janë shkatërruar në deponinë e Drislës, pasi shërbimet e inspektimit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në koordinim me Administratën Doganore, parandaluan një përpjekje për t’i importuar ato ilegalisht në vend.
Operacioni u krye në pikën kufitare Tabanoc, ku pas një inspektimi të detajuar, u zbuluan gjithsej 572,400 vezë të freskëta, të fshehura pas paletave të para me mallra të deklaruara siç duhet. Në njërën dërgesë u gjetën 270,000 dhe në tjetrën 302,400 vezë të pashënuara. Sipas AUV-së, kishte indikacione se këto produkte do të shënoheshin shtesë dhe do të tregtoheshin në mënyrë të rreme si të prodhuara në vend, gjë që do të rrezikonte si konsumatorët ashtu edhe konkurrencën e prodhuesve të RMV-së.
“Falë reagimit të shpejtë, profesional dhe vendimtar, u parandalua mashtrimi serioz dhe rreziku potencial për konsumatorët“, thanë nga AUV.
Sasia totale prej 40 tonësh dhe 410 kilogramësh vezë është shpallur e pasigurt dhe është shkatërruar në mënyrë të padëmshme.
AUV njofton se do të vendosen masa të përshtatshme ndaj subjekteve të përfshira, si dhe kontrolle shtesë mbi operacionet e tyre të mëparshme. Institucioni thekson se mbetet i përkushtuar ndaj kontrolleve të përforcuara dhe një lufte pa kompromis kundër mashtrimit ushqimor, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe prodhimit vendas.
LEXO:
- Emocionet Erdogan, vajza me sindromën Down e puth dhe e përqafon gjatë fjalimit
- Çeki – Kosovë, formacionet zyrtare: Foda starton me dy sulmues
- Mozzik uron Lotinën për ditëlindje me një dedikim romantik: U plakshim bashkë
- Kosova luan me fanella të kaltërta, debuton zyrtarisht me Adidasin
- Nikolloski: Kilometrat e para të autostradës Prilep – Manastir do të jenë gati pranverën e ardhshme
- Kurti pas takimit me Hoxhën: Bashkërendimi Kosovë-Shqipëri është detyrë kombëtare
- Mourinho merr vendimin përfundimtar për Endrickun
- Londrimi sjell Dolcen në klipin e ri, skena sensuale gjatë xhirimeve në Shkodër
