KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kacarska: Dikush po i jep Kryeministrit informacione të rreme

Kacarska: Dikush po i jep Kryeministrit informacione të rreme

“Gjykata e Strasburgut ka vendosur disa herë për pensionet dhe gjithashtu i trajton pensionet si pronësi në përputhje me Nenin 1, Protokollin 1 të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.”

Këtë e deklaroi, ndër të tjera, gjyqtarja kushtetuese Dobrila Kacarska në “Telma”.

“Dua të theksoj se dikush po i jep Kryeministrit informacione të rreme, me dashje apo pa dashje, nuk e di, por ai doli me qëndrimin se unë e kam nënshkruar vendimin përfundimtar dhe se pensionistët do t’i kthejnë ato 5,000 denarë. Kryeministri nuk është jurist me profesion dhe është normale që ai të mos e di procedurën në gjykatë.

Por pyetja është se kush po e kurdis Kryeministrin duke dhënë informacione të rreme. Nëse është dikush nga Gjykata Kushtetuese apo një këshilltar, nuk e di. Nuk mund t’i përgjigjem kësaj dhe vetë Kryeministri duhet të pyesë veten se kush i dha atij informacione kaq të rreme saqë vendimi përfundimtar është nënshkruar”, theksoi Kacarska./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.