KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

E festuan kualifikimin e Bosnjës në finale të playoff-it, Dimarco sqaron të vërtetën e videos virale

E festuan kualifikimin e Bosnjës në finale të playoff-it, Dimarco sqaron të vërtetën e videos virale

Federico Di Marco ka folur pas një videoje që u bë virale, e cila tregonte lojtarët e Italisë duke festuar barazimin ndaj Bosnjës në finalen e playoff-it për Kupën e Botës.

Italia kaloi më tej pas fitores ndaj Irlandës së Veriut në gjysmëfinale dhe tani do të përballet me Bosnjën për një vend në Botërorin 2026.

“Vendosa të vij këtu dhe të flas në këtë konferencë për shtyp sepse doja të theksoja se kam respekt të madh për çdo klub dhe çdo kombëtare”.

“Disa nga shokët e mi të skuadrës dhe unë reaguam thjesht instinktivisht; ne festuam barazimin ashtu siç do ta bënim me miqtë tanë”.

Di Marco shtoi se më pas shkëmbeu mesazhe me kapitenin e Bosnjës, Edin Dzeko.

“Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer, kemi luajtur së bashku dhe madje kemi takuar edhe gjatë pushimeve. Unë e përgëzova, ai po ashtu, dhe më tha që ekipi më i mirë duhet të fitojë”.

“Videoja u filmua në një ambient ku ishin të pranishëm edhe anëtarë të familjes dhe fëmijë. Më duket pak e pakujdesshme që u shpërnda”.

“Kam lexuar se u përshkruam si arrogantë… Nuk kuptoj si mund të jemi të tillë, duke marrë parasysh që nuk jemi kualifikuar për Botërorin për dymbëdhjetë vjet”.

Mbrojtësi i majtë theksoi se festimi ishte privat dhe instinktiv, dhe nuk kishte për qëllim të tregonte mungesë respekti ndaj Bosnjës./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.