KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Rogerti përballet me frikën e tij nga breshkat për të folur me nënën në telefon

Rogerti përballet me frikën e tij nga breshkat për të folur me nënën në telefon

Këtë mbrëmje, Rogerti mori një surprizë të veçantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Përmes një telefonate, ai pati mundësinë të dëgjonte zërin e nënës së tij dhe të shkëmbejë disa fjalë me të, një moment që e bëri të ndihej i emocionuar dhe i lidhur me familjen.

Por për të fituar këtë përvojë të veçantë, Rogerti duhej të përballej me një nga frikërat e tij më të mëdha: breshkat.

BBVA/YouTtube

Ai hyri në një dhomë plot me breshka, edhe pse i frikësuar dhe me reagime të çuditshme, që banorët e tjerë nuk mund t’i kontrollonin dhe shpërthyen në të qeshura.

Gjithashtu, mënyra sesi Rogerti përpiqej të ruante qetësinë e tij dhe ndërkohë të qëndronte në dhomë me breshkat e bëri momentin edhe më të veçantë, duke treguar guximin dhe përpjekjen e tij për të përjetuar këtë surprizë për të cilën kishte pritur me padurim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.