KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Transferimi në Plovdiv – Keqi flet për kohën në Bullgari dhe nofkën që mori nga emri i legjendës

Transferimi në Plovdiv – Keqi flet për kohën në Bullgari dhe nofkën që mori nga emri i legjendës

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte ish-futbollisti i njohur kosovar Suad Keqi. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

Keqi ka zbuluar ndër të tjerash rrethanat në të cilat kishte ndodhur transferimi i tij te Lokomotiva Plovdiv në Bullgari.

“Në vitin 1994 përmes klubit të futbollit Kosova e Prishtinës, ku atëherë kryetari i tanishëm i FFK-së, Agim Ademi, më ftoi që të jem edhe unë mysafir i ekipit të tij, i cili do të shkonte në Plovdiv, ku do të zhvilloheshin dy ndeshje kundër Lokomotivës së Plovdivit”.

“Aty trajneri i ekipit të parë kur përfundoi ndeshja e parë ai kërkoi nga menaxheri i ekipit të atëhershëm, Rashit Zhinipotoku, i cili ka qenë edhe nënkryetar i klubit dhe i tha se unë duhet të mbetem aty dhe të vazhdojë të luajë aty”.

“Pas 6 muajsh aty kanë ardhur edhe Kushtrim Munishi dhe Muharrem Sahiti. Muharremi gjithmonë ka qenë krahu i djathtë i imi, më ka ndihmuar shumë në stërvitje”, ka rrëfyer Keqi mes tjerash.

Episodin e plotë me Suad Keqin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.