Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte ish-futbollisti i njohur kosovar Suad Keqi. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.
Keqi ka rrëfyer për kohën dhe trofetë që ka fituar me Prishtinën, duke treguar gjithashtu edhe për kushtet e rënda në të cilat ishin të detyruar të luanin atë kohë.
“Vitin e parë kam qenë aty do të thotë ish-liga e dytë e Jugosllavisë dhe kemi vazhduar ashtu pastaj kemi dalë nga stadiumi”.
“Ku prej atij viti, do të thotë prej 1991 deri në 1994 unë kam qenë në Prishtinë. Vitin e parë kemi qenë kampion me Prishtinën”.
“Ne ashtu e quajmë edhe veten domethënë jemi gjeneratë e sakrificës. Pastaj nëpër ato kushte të improvizuara, ne si lojtarë pak më teknikë e kemi pasur shumë të vështirë”, ka rrëfyer Keqi.
Episodin e plotë me Suad Keqin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com